Mitt konto
Om Photomic
|
Kontakta Photomic
Inloggning gäller ej beställning av skolfoto
Ny kund? Registrera dig här
Glömt lösenord
Hem
Skolfoto
Förskola
Webbshop
Företagsfoto
Anders Sportfoto
Sport-/eventfoto
Fotografering
Kundservice
Mina bilder
Du är här:
Hem
/
Skolfoto
/
Elev & Förälder
/
Påseendelapp
/
Albania
/
Faktura
Skolfoto
Elev & Förälder
Påseendelapp
Leverans & Retur
Finansiering
SKOLA
Kontakta kundservice
Kontakta säljare skola
Kontakta säljare förskola
Här finns Photomic
Vill du bli skolfotograf
Faktura
Front
Numri i fakturës
Këtu mund të shihni fotografitë dhe prodhimet që ju dëshironi t’u dërgohen për t’i parë.
Veproni në këtë mënyrë:
1. Plotësoni fakturën e pagesës dhe paguani prodhimet që dëshironi të bleni.
2. Ktheni prodhimet të cilat nuk dëshironi t’i bleni. Për këtë përdoreni zarfin e dërgesës dhe etiketën me numër për dërgesë prapa. Çmimë është ai i postës.
3. Nëse mbani të gjitha prodhimet keni mundësi të ndani pagesën. Përveç çmimit të dërgesës ju do të paguani edhe 20 korona në çdo pagesë.
4. Më poshtë në fakturën e pagesës është shënuar dita e fundit e pagesës dhe kthimit të dërgesës.
5. Në rast se duhet t’ua tërheqim vërejtjen për pagesë të vonuar atëherë do të vlejë çmimi i rregullt për çdo prodhim dhe çmimi që mund ta keni patur për tërë ofertën nuk do të vlejë më. Një shumë prej 50 koronash do të paguani për vonesën.
6. Katalogu i shkollës dërgohet me një dërgesë dhe fakturë të veçantë.
Photomic
374 83 Karlshamn
Nëse keni ndonjë pyetje kontaktoni shërbimet tona nëpërmjet telefonit apo postës elektronike:
Photomic (shkolla) 0454-854 40
kundservice@photomic.com
apo fax 0454-854 01
Çelësi për të hyrë në webb-blerjen
Etiketa për dërgesë prapa me numrin tuaj të fakturës
Vendi i paraparë për pullë postale
Photomic 37483 Karlshamn
Faktura e pagesës
Me rëndësi!
Nëse ju paguani në ndonjë mënyrë tjetër duhet që të shënoni numrin e mëposhtëm të fakturës, përndryshe pagesa juaj nuk do të regjistrohet.
Back
Photomic kanë qenë fotografues të shkollave, parashkollave, prindërve dhe sidomos të nxënësve mbi 35 vite. Qëllimi ynë është që sa më mirë t’i përgjigjemi kërkesave të mushterinjve tanë. Ne duam që gjithmonë të jemi fotografues i juaji i besueshëm dhe që me prodhimet tona t’u ofrojmë:
Kënaqësi për tërë jetën!
Porosi të mëvonshme
Ju shumëçka bund të bëni me fotografitë tuaja. Shfrytëzojeni rastin dhe porositni më shumë fotografi, pse jo të një formati më të madh.
Shesim edhe prodhime tjera si p. sh. tas, qilim për miun kompjuterik etj. Shih mbi oferta të shumta në broshurën e bashkangjitur në një zarf të veçantë.
Porositë e mëvonshme dërgoni në një zarf të veçantë dhe jo së bashku me dërgesen prapa.
Kthimi
Ktheni brenda 14 ditëve prodhimet të cilat nuk dëshironi t’i mbani, më së voni deri në skadimin e afatit për pagesë të fakturës.
Përdoreni paketimin e dërgesës, ngjiteni etiketën kthyese në vendin e paraparë, plotësoni të dhënat në katrorin mbi dërguesin dhe ngjitni pullat në dërgesën tuaj.
Blerja dhe pagesa
Plotësojeni fakturën e pagesës dhe paguani për ato prodhime që dëshironi të bleni sipas informatave të çmimeve.
Nëse keni vendosur që të dërgoni formularin tuaj me postë ju duhet të paguani një shumë prej 20 koronash për këtë.
Nëse keni vendosur të mbani të gjitha prodhimet që u ofrohen, ju keni mundësi që të paguani tërë shumën përnjëherë apo ta ndani atë në 3 rata, 20 korona paguani ndërkaq për ço pagesë. Kontaktoni shërbimet tona apo na vizitoni në websajtin tonë.
Mundësia që të ndani pagimin në rata u ofrohet vetëm nëse bleni të gjitha prodhimet.
Në rast se duhet t’ua tërheqim vërejtjen për pagesë të vonuar ju duhet të paguani 50 korona më shumë. Çmimi eventual i ofertës vlen vetëm nëse pagesa bëhet brenda kohës së paracaktuar. Nëse u dërgohet vërejtje mbi pagesën atëherë do të vlejë çmimi i rregullt.
E drejta për të kthyer prodhimet zhduket nëse u tërhiqet vërejtja mbi pagesën.